Edhe Maqedonia e Veriut bojkoton nobelin për Peter Handke NULL NULL 09.12.2019 21:30 09.12.2019 21:30 Ministri i Jashtëm në detyrë Behgjet Pacolli, e ka falënderuar homologun e tij nga Maqedonia e Veriut Nikolla Dimitrov, për bojkotimin e ceremonisë së ndarjes së çmimit nobel për Peter Handke, i cili ka qenë përkrahës i Millosheviqit. Këtë Pacolli e ka bërë nëpërmjet Twitterit. “Falemnderit Nikola Dimitrov për bojkotimin e ceremonisë për ndarje të çmimieve Nobel. Maqedonia ka qëndruar me ne në kohërat më të vështira, gjatë viteve ’98-99, kur Millosheviq kreu krime në Kosovë. Handke nuk ka përkrahur viktimat si Maqedonia e Veriut, por e ka përkrahur Millosheviqin”, ka shkruar Pacolli në Twitter. Para Maqedonisë Veriore, Shqipëria, Turqia e Kroacia kanë njoftuar se nuk do t’i përgjigjen ftesës së Mbretit të Suedisë për pjesëmarrje në ceremoninë e Nobelit. Arsyeja e bojkotimit të këtij eventi, të gjitha këto shtete kanë deklaruar se është dhënia e çmimit Nobel për shkrimtarin Handke, i cili ka përkrahur politikat e liderit kriminel serb, Sllobodan Millosheviq, gjatë viteve të 90-ta. Thanks @Dimitrov_Nikola for boycotting the @NobelPrize awarding ceremony of Peter Handke. 🇲🇰 stood with us in most difficult times in 98-99 when Milosevic committed the crimes in Kosovo. Handke did not stand like 🇲🇰 with the victims, but with Milosevic. — Behgjet Pacolli (@pacollibehgjet) December 9, 2019