Arsyet e Kurtit për mospjesëmarrje të Kosovës në Ballkanin e Hapur po bëhen qesharake, thotë Abdixhiku - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arsyet e Kurtit për mospjesëmarrje të Kosovës në Ballkanin e Hapur po bëhen qesharake, thotë Abdixhiku

NULL NULL
30/06/2022

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, thotë se iniciativa “Ballkani i Hapur” se ka mbështetjen e tij e as të partisë pasi nuk ka garanca ndërkombëtare.

“Unë jam marrë më çështjen e “Ballkanit të Hapur” që nga vitit 2016, s’është quajtur “Ballkan i Hapur” por “Bashkëpunim Rajonal dhe Ndërdoganor”, që nga ajo kohë e deri më sot kam pasur qëndrim të qartë që Kosova nuk mund të futet në mekanizëm bashkëpunues-rajonal pa garanca të forta ndërkombëtare”.

Abdixhiku, në Rubikon në Klan Kosova, sqaroi edhe pse arsyetimet e kryeministrit Albin Kurti për të mos qenë Kosova pjesë e kësaj nisme janë qesharake tek ndërkombëtarët.

“Janë dy procese paralele në këtë drejtim, “Procesi i Berlinit” që ka garanca ndërkombëtare dhe në formën e paraqitur është një paradhomë e integrimit evropian. “Open Balkan” s’e ka as garancën e as integrimin evropian për këtë arsye nuk e mbështes – dhe jo për arsye që japin pushteti sepse arsyet e Albin Kurtit po shndërrohen në arsye qesharake për ndërkombëtarët”.

“Arsyet janë 1. Nuk bashkëpunojë me Serbinë sepse e dominon tregun ekonomik në Kosovë, por me të njëjtën Serbi bashkëpunon në “Procesin e Berlinit” dhe 2. Argumenti që s’mund të bëjë marrëveshje me ministrin e Millosheviqit, por në “Procesin e Berlinit” edhe aty është ministri i Millosheviqit e edhe në Bruksel nëpër darka”, tha Abdixhiku.