Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Edhe kuzhinierët na kanë rrahë”, si u torturuan shqiptarët në Masakrën e Dubravës? (VIDEO)

NULL NULL
16.06.2025 23:43

Sadik Zeqiri, ish-pjesëtar i UÇK-së, i mbijetuar i masakrës së Dubravës në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka treguar detaje nga kjo masakër, duke zbuluar se ishin rrahur edhe nga kuzhinierët.

Ai tha se kishte lexuar edhe mediat në Serbi për lirimin e ish-zyrtarit të Dubravës, Gavrillo Millosavleviqit, ku shkruhej “Gagi lirohet nga akuza për gjenocid në Burgun e Dubravës”.

Zeqiri nënvizoi se në total në Burgun e Dubravës nga ushtarët, paramilitarët serbë janë vrarë 118 persona.

“Asnjë gardian dhe asnjë i burgosur serbë, nuk ka nejtë duarkryq, të gjithë kanë vra e rrah sa kanë mujtë”, tha Zeqiri.

“Ne jemi rrah prej 24 marsit, për çdo ditë, katër gardian, pesë, të gjithë na kanë rrah, edhe kuzhinierët, kështu që të gjithë kanë bërë krime. Kështu që gjykata ka marrë vendim të gabuar”.

“Kam frikë që asnjë gardian tjetër nuk do të arrestohet për burgun e Dubravës, dhe gjykimet që do të bëhen në mungesën e tyre do te jenë të paefektshme dhe Kosova nuk është e antarësume në Interpol, dhe ne nuk kemi të drejtë me i gjyku. Ka dëshmitarë që e kanë pa edhe Gagin, edhe sot ish deshtë me u marrë një vendim në favorin e të vuajturve të burgut të Duvravës”, vijoi tutje ai.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.