Edhe kryeshefi i AUV-it përfundon intervistën si i dyshuar, deklarohet avokati Çerkini NULL NULL 27.05.2025 19:23 27.05.2025 19:23 Kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Bekim Hoxha, e ka përfunduar intervistimin nga hetuesit e Krimeve Ekonomike të policisë, lidhur me kontratën për fabrikën e mbetjeve shtazore. Pas intervistimit është deklaruar avokati i tij, Artan Çerkini. Çerkini konfirmoi se Hoxha është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. “Zotëri Hoxha është intervistuar, e ka dhënë një deklaratë. Konsiderojmë se nuk ekziston asnjë lloj dyshimi se ka kryer ndonjë vepër penale. Për vazhdimin e hetimeve do t’ju mbajmë të informuar”, deklaroi Çerkini. “Është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, mirëpo është liruar në procedurë të rregullt”, theksoi ai./ Klankosova.tv.