Edhe Kosova ndihmon të prekurit nga tërmeti në Turqi (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 08.02.2023 20:26 nga Flamur Gajtani 08.02.2023 20:26 Të rinjtë nga komuniteti turk në Prishtinë po selektojnë në shoqatën “Gerçek” rroba e gjësende tjera për bashkëkombësit e tyre që u prekën nga tërmeti i para dy ditëve në Turqi. Aksionin për mbledhjen e batanijeve, pelenave dhe palltove, që e nisën me vetiniciativë, po e vlerësojnë si solidarizim me ata që pësuan. Organizatorët janë mirënjohës për secilin që po jep kontribut, derisa është e mirëseardhur çdo lloj ndihme. Kushdo që do të dhurojë gjëra, atë mund ta bëjë çdo ditë në zyrat e shoqatës në lagjen Tophane, derisa mund të ndihmohet edhe me mjete monetare. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.