Edhe Ferizaj me universitet NULL NULL 28.04.2015 17:42 28.04.2015 17:42 Nga tetori i këtij viti Ferizaj do të bëhet me Universitet të Shkencave të Aplikuara. Vendimin për transformimin e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara në universitet e bëri të martën, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, gjatë një takimi që zhvilloj me drejtuesit e këtij fakulteti dhe kryetarët e komunave të rajonit të Ferizajt. Me themelimin e këtij institucioni universitar, ne duam që t’i japim Ferizajt një qendër te fortë rajonale universitare ku nuk do të studiojnë vetëm studentët e Ferizajt, por edhe shumë studentë edhe nga qendrat e tjera e ndoshta edhe studente ndërkombëtar. Me këtë rast dëshirojmë të krijojmë një model shumë cilësor i cili do të ishte atraktiv edhe për shumë vende të rajonit” theksoi Bajrami. Poashtu u bë e ditur se vendimi për shpalljen e Universitetit do të procedohet së shpejti edhe në qeveri dhe kuvend. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi Tahiri (AAK): Sektori privat po përballet me vështirësitë më të mëdha në dhjetë vitet e fundit 24 minuta më parë
Kosova Kryeqytetasit s'kanë ku të presin autobusin, pritoret kryhen në fundvit (VIDEO) 30 minuta më parë