Edhe djemtë e Grabovcit dënohen NULL NULL 08.05.2015 19:44 08.05.2015 19:44 Dy djemtë e deputetit të PDK-së, Adem Grabovcit – Ngadhnjimi dhe Guximi – u dënuan me nga gjashtë muaj burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Ata u gjetën fajtorë për rrahjen e një polici në shkurt të vitit 2013. Dënimin e fëmijëve të Grabovcit e ka konfirmuar edhe avokati mbrojtës i tyre Hasan Jashari, cili megjithatë ka thënë se dënimi është konvertuar në para për të shamngur burgimin. “I mbrojturi im dhe vëllai i tij, janë dënuar me nga gjashtë muaj burg për secilin, mirëpo me kërkesën e mbrojtjes duke u bazuar në dispozitat ligjore ky dënim ju është kthyer në dënim me gjobë në lartësi prej 3 mijë euro për secilin”, tha Jashari. Kjo nënkupton se për krimin e kryer, dënimi efektiv për secilin prej të dënuarve është 3 mijë euro. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 4 orë më parë