Edhe 59 raste të reja me koronavirus në Mal të Zi NULL NULL 09.07.2020 20:56 09.07.2020 20:56 59 raste të reja të virusit Covid-19 janë regjistruar në Mal të Zi, dhe dy njerëz kanë vdekur, njoftoi sot Instituti i Shëndetit Publik. Që nga fillimi i qershorit, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara është 695 dhe 10 vdekje, ndërsa 680 raste aktualisht janë aktive, raportojnë mediat në Podgoricë. Në 24 orët e fundit janë testuar 565 mostra, dhe shumica e pacientëve të ri ishin nga Podgorica. “Në mesin e pozitivëve ishte një mostër e një personi që ndërroi jetë dje dhe që dyshohej se vdiq si pasojë e koronavirusit”, njofton Instituti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.