Ederson shumë afër Manchester Unitedit, marrëveshja në fazën finale NULL NULL 27.05.2026 13:14 27.05.2026 13:14 Manchester United shumë pranë transferimit të mesfushorit brazilian Ederson nga Atalanta. Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane dhe angleze, bisedimet kanë hyrë në fazën finale dhe marrëveshja mund të mbyllet shumë shpejt. 26-vjeçari raportohet se i ka dhënë përparësi kalimit te Manchester United, duke pezulluar negociatat me klubet tjera të interesuara. Shuma e transferimit pritet të jetë rreth 50 milionë euro, ndërsa Ederson shihet si përforcim kyç për mesfushën e “Djajve të Kuq”. Trajneri i ri Michael Carrick e konsideron brazilianin si prioritet për rindërtimin e skuadrës, sidomos pas largimit të mundshëm të Casemiros gjatë verës.