Eddie Money është prekur nga kanceri NULL NULL 24.08.2019 19:00 24.08.2019 19:00 Këngëtari i njohur i muzikës Rock, Eddie Money, është diagnostifikuar me kancer. Këtë ai e bëri të ditur në serinë e tij televizive, Real Money,transmeton Klan Kosova. Money tha se kishte shkuar për një kontroll të thjeshtë tek doktori dhe e kuptoi se është prekur me këtë sëmundje. “Nuk vdesin të gjithë nga kanceri. Nuk e di edhe sa do të jetoj, por do të jetoj çdo ditë të kësaj bote”, ka thënë Money. Gruaja e tij Lauren në këtë seri ka thënë se ai është në fazën e katërt të kancerit të ezofagut.