Ed Sheeran anulon koncertin në Hong Kong për shkak të motit të ligë NULL NULL 19.04.2019 15:30 19.04.2019 15:30 Ed Sheeran u detyrua të anulojë koncertin e tij në Hong Kong për shkak të një stuhie të enjten, pasi fansat e tij qëndruan në radhë për orë të tëra në shi, për ta dëgjuar atë. Këngëtari i hitit “Shape Of You”, nuk ishte në gjendje të performonte për shkak të motit të ligë. Ai iu kërkoi falje fansave në një postim të bërë në Instagram por u paralajmërua një shfaqje tjetër, në ditë më mot më të mirë. “Më vjen keq që njerëzit kanë dalë dhe kanë pritur në shi”, tha ai. “Natyrisht që do të ketë rishfaqje. Do t’ju njoftoj rreth kësaj”. Ed u zotua se do të kthehej në Hong Kong për të kënduar. “Premtoj se do të kthehem dhe do të këndoj për ju para përfundimit të vitit. Ju dua të gjithëve, më vjen keq”. Në vitin 2017, Ed ishte detyruar të anulonte një koncert në Hong Kong dy ditë pasi kishte thyer dorën e tij të djathtë për shkak të një incidenti me biçikletë në Londër. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.