E vodhi një çokollatë në dyqan, 12 vjeçari kërkon falje përmes letres NULL NULL 19.06.2022 07:17 19.06.2022 07:17 Një 12 vjeçar me emrin Benjamin e kishte vjedhur një çokollatë (Kinder Ve) në një dyqan në San Marino. Por, zvicerani duket se pas disa ditësh ishte bërë pishman. Ai i ka kërkuar falje nëpërmjet një letre pronarit të dyqanit. E së bashku me letrën, ai i kishte vendosur edhe 10 euro. Sipas raportimit të gazetës Blick.ch, arsyeja se pse i mituri e kishte vjedhur çokollatën ishte se nuk kishte pasur para për ta paguar. Benjamini tha se ndihet keq për veprimin e bërë. “Më vjen shumë keq. E di që është gabim. Dua të bën paqe me Zotin dhe me ty. Do të jap 10 euro si dëmshpërblim” – kishte shkruar ndër të tjera 12 vjeçari në letër. Ndërkaq pronari i dyqanit e ka publikuar letrën në profilin e tij në Facebook, transmeton Klankosova.tv.