E vërteta e aplikacioneve për gjetjen e partnerit NULL NULL 17/05/2015 17/05/2015 Aplikacionet që janë krijuar për të gjetur partnerin si “Hinge” apo “Tinder”, janë vënë në qendër të kritikave. Sipas studimeve të fundit, rreth 42% e përdoruesve të tyre, tashmë janë në një marrëdhënie. Pas këtyre të dhënave që janë ofruar nga “Global Web Index”, e para që ka reaguar ka qenë “Hinge”, që tashme falë përditësimeve të fundit, tregon nëse personi është në një mardhënie apo jo. Gjendja e civile e personave që përdorin “Hinge” do të merret automatikisht nga Facebook-u edhe pa pëlqimin e përdoruesit. Për ndryshim nga “Hinge”, tek “Tinder” personat kanë më tepër mundësi që të gënjejnë për gjendjen civile të tyre, ndërkohë që te “Hinge” shoqëritë mund krijohen vetëm nëse keni ndonjë mik të përbashkët edhe në rrjetin social Facebook. Ka edhe persona të cilët publikojnë në Facebook sikur janë në një mardhënie prandaj “Hinge” ka tërhequr vërejtjen, duke thënë se gjendja civile thjesht do të bartet në aplikacionin e tyre, dhe nuk do të arrijë të dallojë nëse mardhënia e tyre është e vërtetë apo false.
Kosova Sheholli: Vuçiq e ka ulur “bishtin”, e ka parë se nuk mund të ballafaqohet me NATO-n (VIDEO) 17/08/2022
Ekonomi Në ditën e themelimit, Komiteti Teknik Emergjent mban mbledhjen e dytë: KEK të sigurojë energji, të evitohen reduktimet 17/08/2022