“E urrej botën që e rrethon futbollin” NULL NULL 16.12.2015 09:17 16.12.2015 09:17 Mbrojtësi i Barcelonës dhe Brazilit ka folur për jetën, futbollin dhe treguar se ai nuk e do më lojën si dikur. Dani Alves ka thënë se e urren botën që e rrethon futbollin. Braziliani është në Japoni ku Barcelona është duke u përgatitur për t’u përballur me Gaungzhou Evergrande Toabao në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube. Alves, 32 vjeçar, ka treguar se ai e njeh atë që e përcjell një karrierë futbolli. “E urrej botën që e rrethon futbollin”. “Ka gënjeshtra dhe gjëra të ngjashme. Unë kam mungesa, por të paktën jam i sinqertë. Mendoj që njerëzve nuk u pëlqen ta dëgjojnë të vërtetën”. “Kur ta përfundoj karrierën mendoj të marre me vete një çantë dhe të shëtis botën. Do të shoh futboll, por jo të jetoj për të”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.