Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E trishtë: Këto janë dy motrat që humbën jetën tragjikisht në Gjermani

NULL NULL
22.06.2026 09:29
Foto: Motrat nga Kamenica që humbën jetën nga aksidenti në Gjermani

Dy vajza kosovare kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident fatal trafiku në Gjermani.

Ky rast ka tronditur familjen Zubaku nga Topanica e Kamenicës, të cilët edhe kanë njoftuar për këtë humbje të madhe.

Siç mëson Klankosova.tv, motrat që vdiqën janë Erza Zubaku, 24 vjeçe, dhe Aulona Zubaku 18 vjeçe.

Policia gjermane po ashtu ka dhënë detaje për Klankosova.tv rreth përplasjes fatale në autostradën A5, që i mori jetën dy të rejave.

Në përgjigjet për redaksinë, autoritetet gjermane bëjnë të ditur se dy aksidente u raportuan në të njëjtin vend, ku aksidenti i parë ndodhi pak pas orës 11:30 pranë zonës së pushimit Renchtal.

“Dy automjete u përplasën gjatë një manovre ndërrimi korsie, nga korsia e mesme në atë të majtë. Për shkak të shpejtësisë së lartë, drejtuesit humbën kontrollin mbi automjetet, të cilat u ndalën në rrugë. Një person mbeti i plagosur rëndë”, thuhet në përgjigje.

Pengesat e krijuara nga aksidenti i parë detyruan drejtuesit e automjeteve që po lëviznin pas tyre të frenonin papritur. Si pasojë, pranë nyjës së Appenweierit ndodhi një aksident tjetër i rëndë, ku u përfshinë pesë automjete, ka bërë të ditur policia gjermane për Klankosova.tv.

Autoritetet bëjnë të ditur se katër nga pesë automjetet e përfshira nuk patën të lënduar, por dy vajzat që udhëtonin në një automjet tip Smart humbën jetën në vendngjarje për shkak të plagëve të rënda.

Për shkak të operacioneve të shpëtimit, hetimeve dhe pastrimit të rrugës, drejtimi verior i autostradës A5 u mbyll për disa orë. Më vonë, policia njoftoi se të gjitha veprimet në vendngjarje kanë përfunduar dhe qarkullimi është rikthyer në normalitet.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidenteve janë në vazhdim, ndërsa dëmi material paraprak vlerësohet të jetë mbi 100 mijë euro./Klankosova.tv

Motrat nga Kamenica që humbën jetën nga aksidenti në Gjermani

Aksidenti tragjik u mori jetën dy motrave nga Kosova: Policia gjermane jep detaje për Klanin

lajme të ngjashme