E thotë Latifi: Nuk kam asnjë argument që pjesëtarët e UÇK-së kishin pika të trajtimit çnjerëzor

E thotë Latifi: Nuk kam asnjë argument që pjesëtarët e UÇK-së kishin pika të trajtimit çnjerëzor

NULL NULL
1 muaj më parë

Ish-kryetari i LKÇK-së, Smajl Latifi, ka dhënë detaje rreth veprimtarisë së tyre si luftëtarë të viteve 1999, në luftën e fundit në Kosovë.

Latifi tregoi se çka konkretisht kishte në Zllashë, në zonën në të cilën bashkë me Salih Mustafën, kishin njësinë operative në atë kohë, njofton Klan Kosova.

”Në fshatin Zllashë është mbajtur mbledhja e tretë e përgjithshme. Për shkak se ka qenë zonë e mbrojtur, ka qenë kodrinoromalore”.

”Ne kemi plot raste, nuk ka grup, nuk ka zonë operative që nuk është atakuar nga UNMIK-u”.

”Unë nuk jam në dijeni. Ne kemi parë vetëm pjesëtarë të UÇK-së dhe një popull që ka hapur zemrat për me i përkrahë”.

”Qëllimi i UÇK-së, nuk kanë qenë të ndërmerren veprime që mund të afirmohen, apo afishohen përmes një aktakuze që ka për qëllim të krijojë xhepa për Gjykatën Speciale”.

”Si ka mundësi që një ndërmarrje kriminale të mbështetet nga populli ynë liridashës? Nëse paska një grup në Llap, paska një grup në Drenicë, një grup Pashtrik, Karadak, Nerodime, atëherë cili është mesazhi. Pretendimi është i qartë: Të atakohet një popull që ka bërë sakrifica të shumta”.

”Jam shumë i sigurt, nuk kam asnjë argument që pjesëtarët e UÇK-së kanë pasur pika të tilla të trajtimit çnjerëzor, torturës e të tjera”.

Ai thotë se njeh edhe persona të tjerë që përmenden në aktakuza, njofton Klan Kosova.

”Unë e di që ata janë persona të njohur për publikun. Janë me virtyte të larta, bëhet fjalë për veprimtarë që kanë një veprimtari të bujshme.  Është e dhimbshme”.

Në Edicionin Special, Smajl Latifi foli edhe për njësitin BIA, për të cilin thotë se përkon me inicialet e para të tre heronjve, njofton Klan Kosova.

”Njësiti specifik BIA, është njësit me veprimtari të jashtëzakonshme çlirimtare. Janë inicialet e para të tre heronjve që shkuan në përjetësi, janë Bahriu, Iliri, Agroni”.

”Si ka mundësi edhe këta heronj të jenë kriminelë? Nëse do të ishin gjallë tash ata, atëherë dy shokë në këtë rast, tre shokë të shokëve të Calit, cilësohen si heronj. Atëherë pse Cali paska shpëtuar?”.

Kush mendoni se fshihet prapa kësaj aktakuze dhe të tjerave?

”Prapa kësaj aktakuze nuk e di kush qëndron. Por e di kujt i konvenon? I konvenon vetëm armiqve të lirisë së Kosovës, veprimtarët e hershëm. Në asnjë rrethanë në asnjë moment, nuk i shkon për shtati popullit liridashës. Unë mendoj që Gjykata Speciale duhet t’i bëhet Serbisë, aty është çerdhja e krimit”.

”Vetëm në Rahovec janë nëntë masakra masive, janë 103 të zhdukur, janë kremateriume të organizuara nga forcat policore ushtarake. Mos të flasim në Drenicë, Dukagjin e në plot vende të Kosovës”.

”Kemi ende të pagjetur. Ne kemi varre pa nam e pa nishan”.

Ai beson në pafajësinë e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

”Të gjithë janë të pafajshëm, besoj në pafajësinë e tyre, besoj në vlerat e UÇK-së, besoj në virtytet e Salih Mustafës dhe shokëve të tij. Është veprimtar i mirë, i vërtetë, atëherë edhe përballja e padrejtë me Gjykatën Speciale ka me dëshmu drejtësinë e luftës së popullit shqiptar”.

Si e komentoni, pse i arrestuari i parë nga Gjykata Speciale vie nga LKÇK-ja?

”Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, në të gjitha përmasat e saj të angazhimit si organizatë politike me karakter shqiptar, në të gjitha dimensionet është organizatë tipike që përfaqëson vlerat e larta të një populli të robëruar”.

”Lufton kundër atij që i ka shkaktuar vetëm të këqija, dhimbje vetëm tragjedi”.

”Salih Mustafa e shoktë e tij, që kanë kaluar gjithë atë kohë të vuajtjeve, janë këtu. Në cilin variant, jemi këtu. Ne ndihemi krenar. Vetëm po flasim për thelbin e një padrejtësie që po godet vlerat më sublime të këtij populli siç janë vlerat e lirisë vetëm se janë të gjallë”.