Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Busy për Papën

NULL NULL
03.05.2015 14:15
Franco Rabuffi: Mbeta pa fjalë, por Francis më shpëtoi. Më tha se i ishte dukur për të qeshur e gjithë kjo histori e mbylljes së telefonit.

Një italian skeptik ka thënë se ka mbetur “pa fjalë” kur e kuptoi se personi që po e telefononte, të cilit ia kishte mbyllur telefonin dy herë, ka qenë Papa Françesku.

Franco Rabuffi, ka thënë se nuk ishte habitur fare kur të hënën dikush i kishte telefonuar dy herë duke i thënë se është Papa, e si pasojë ai i`a kishte mbyllur telefonin dy here rishtazi.Papa Françesku

Megjithatë, në telefonatën e tretë, Rabuffi e kuptoi se në telefon ishte vërtetë Papa Françesku, i cili shpesh u telefonon fansave të tij që e ndjekin në rrjete sociale.

Françesku i kishte telefonuar Rabuffit për t`u uruar shërim të shpejtë pasi kishte mësuar se ai ishte sëmurë.

“Mbeta pa fjalë, por Francis më shpëtoi. Më tha se i ishte dukur për të qeshur e gjithë kjo histori e mbylljes së telefonit”, ka thënë Rabuffi për gazetën e Vatikanit “L’Osservatore Romano”.

Rabuffi ka thënë se ai së bashku me bashkëshorten e tij morën pjesë në meshën e së mërkurës në Vatikan për t’i kërkuar falje personalisht Papës për mospërgjigje ndaj telefonatave të tij.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.