E shtuna spektakolare sportive në Artmotion NULL NULL 18.04.2026 11:32 18.04.2026 11:32 E shtuna sjell një program të pasur sportiv, me ndeshje interesante nga futbolli vendor e ai evropian si dhe mbrëmja shqiptare e boksit, një tjetër ekskluzivitet i ditës së sotme. Në Albi Mall Superligë, spikat dueli mes Llapit dhe Prishtinës, që transmetohet në S1, ndërsa sfida Ferizaj – Prishtina e Re transmetohet në S2. Vëmendje e veçantë në ora 18:00 te përballja kualifikuese për Botëror, Kosova – Bullgaria (vashat) qe vjen direkt në S3. Nga futbolli evropian, në Serie A ndeshja Napoli – Lazio transmetohet në S1, ndërsa AS Roma – Atalanta në S1. Në Ligue 1, përballja Lorient – Marseille transmetohet në S2, ndërsa Lille – Nice në S3. Në basketboll, ndeshja e tretë çerekfinale mes Golden Eagle Ylli dhe KB Peja transmetohet në S2. Mbrëmja mbyllet me mbrëmjen e boksit që ku do te zhvillohen disa duele të shqiptarëve ndërsa vëmendja kryesore do të jetë tek përballja e vlefshme në WBO Jakaj – Moscviciov që transmetohet në S4.