E rrallë, gruaja me dy mitra lind binjakë NULL NULL 01.08.2018 15:00 01.08.2018 15:00 Të zbulosh se do të kesh binjakë është gjithmonë një befasi. Por ky lajm për Jennifer Ashwood erdhi pak më ndryshe pasi mjekët zbuluan se ajo ka dy mitra, në të cilat njëkohësisht mbeti shtatzënë. Kjo mund të quhet një mrekulli pasi ky rast ndodh një në 500 milionë raste në botë derisa aktualisht janë më pak se 100 raste në gjithë botën dhe krejt pak raste në Britani. Ashwood ka edhe një vajzë, Millie, tash tetë vjeçare por sipas saj, këtë gjë ajo nuk e zbuloi në shtatzëninë e parë. “Kam pasë një shtatzëni më herët por nuk u dallua asgjë më ndryshe. Trupi im më befasoi këtë herë. Ne e zbuluam një gjë të tillë kur e bëra kontrollën gjinekologjike në javën e 20-të të shtatzënisë dhe qysh atëherë njerëzit më kanë treguar vazhdimisht se sa gjë e rallë është kjo”, ka thënë ajo, transmeton Klan Kosova. Çifti e zbuloi se do të bëheshin prindër të binjakëve në muajin dhjetor. Më pas, pasi mjekët zbuluan se shtatzënia e Ashwood nuk ishte krejt normale, në muajin shkurt e kuptuan se kjo e fundit kishte dy mitra – me një foshnje në secilën. Kjo gjendje në të cilën ishte Helen nuk shkakton probleme por ka një rrezik më të lartë të abortit ose lindjes së parakohshme. Ashwood nga Camborne, Cornwall, lindi në javën e 34-të, një djalë dhe një vajzë, përmes lindjes cezariane. Mrekullia e radhës është se të dy binjakët u lindën në gjendje të mirë shëndetësore. “Të kesh dy mitra është një gjë e rrallë por të kesh nga një vezë në secilën, më pas ato të fertiliziohen dhe më pas, të dy vezët të jenë në vendin e duhur…është një mrekulli. Mendon se e njeh trupin tënd mirë por del se nuk është kështu”. “Krahasuar me shtatzëninë time të parë, ndihesha shumë më keq. Është shumë e rrallë të kesh një foshnje në secilën mitër, as mjekët nuk e dinin se çfarë po ndodh me mua derisa e zbuluan më në fund”, ka thënë ajo.