E rrahu të fejuarën e tij, IPK jep detaje për arrestimin dhe suspendimin e policit nga Gjilani NULL NULL 19.04.2025 10:26 19.04.2025 10:26 Inspektorati Policor i Kosovës. Foto ilustruese Një zyrtar policor është denoncuar nga e fejuara e tij se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Pas pranimit të informacionit menjëherë është aktivizuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës. Lidhur me rastin për Klankosova.tv, detaje ka dhënë zëdhënësi i IPK-së Arbër Beka. Beka deklaroi se hetuesit e Inspektoratit Policor kanë arritur të sigurojnë dëshmi se zyrtari policor i përfshirë ka përdorur dhunë dhe kërcënime ndaj ankueses. “Bazuar në këto rrethana, me dyshimin se zyrtari policor ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”, i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, deklaroi Beka për Klankosova.tv. Ai theksoi se në kuadër të veprimeve të natyrës administrative dhe në interes të hetimit, IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e tij. “Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente”, shtoi ai për Klankosova.tv