E rëndë: Zyrtari policor gjendet i vdekur në Prishtinë NULL NULL 15.12.2025 09:13 15.12.2025 09:13 Një zyrtar policor në Prishtinë ka vdekur sot në Prishtinë, ku dyshohej se ishte aksident. Sipas informacioneve që ka Klankosova.tv, njësitë policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga këta të fundit është konstatuar vdekja e viktimës, që dyshohet të ketë ndodhë para aksidentit. Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë së kryeqytetit, Enis Pllana. Ai tha se rreth orës 06:30 në rrugën Zagrebi në Prishtinë, kanë marrë informacionin se ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka qenë e përfshirë një veturë. Trupi i pajetë do të dërgohet në IML për obduksion, transmeton Klankosova.tv Me rastin është duke u marrë Njësia Rajonale e Trafikut, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar shkaqet e sakta të aksidentit./Klankosova.tv