E pyesin për Bill Clinton, Monica Lewinsky braktis emisionin NULL NULL 05.09.2018 14:00 05.09.2018 14:00 Monica Lewinsky ishte e ftuar në kanalin izraelit Channel 2 News, për të bërë një intervistë lidhur me rreziqet dhe anën e mirë të internetit dhe rrjeteve sociale, transmeton Klan Kosova. Por, me të bërë gazetarja pyetjen se nëse pret ende një falje personale nga ish presidenti amerikan Bill Clinton, Lewinsky, braktisi emisionin. Në arsyetimin e bërë nga kanali izraelit thuhet se pyetja nuk është bërë jashtë kërkesës së saj. Monica Samillie Lewinsky, është një aktiviste, figure publike, stiliste amerikane, emri i së cilës pushtoi botën pas skandalit me ish-presidentin amerikan Bill Clinton, gjatë kohës kur punonte si praktikante në Shtëpinë e Bardhë. Marrëdhënia e tyre e fshehtë zgjati gjatë viteve 1995-1997, dhe u publikua në vitin 1998. ‘Emri është Monica Lewinsky. Jam këshilluar disa here ta ndërroj, por nuk e bëra një gjë të tillë. U dashurova në shefin tim, ashtu si do bënte çdo 22 vjeçare. Ndodh! Por shefi im ishte presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Jam penduar për shumë arsye. Njëra prej të cilave është se u lënduan shumë njerëz.Brenda natës u shëndrrova nga një person privat, në një person të turpëuar publikisht permes internetit. Isha një zero. Pata një periudhë që mendoja vetëvrasjen. U bëra e varur nga gjalpi i kikirikut dhe nga karramelet M&M, dhe vetëm kisha mendimin ‘Dua të Vdes’, deklaroi ish-e dashura e Billit. .@MonicaLewinsky walking out abruptly on @LeviYonit (chief anchor at @NewsChannelIL ) few seconds into her on stage live Interview after being asked: do you still expect a personal apology from Pres. Clinton. “Sorry, i cant do this”. pic.twitter.com/ZN3BiGViwF — Tal Schneider טל שניידר تال شنايدر (@talschneider) September 3, 2018 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.