Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E pranoi në emision live se e ka përdhunuar dhe vrarë 4 vjeçare (VIDEO)

NULL NULL
25.10.2016 14:02

Një burrë e ka pranuar se e ka përdhunuar e më pas e ka vrarë një vajzë 4 vjeçare, gjatë një emisioni direkt në Turqi, transmeton Klan Kosova.

Himmet Akturk, kishte pranuar që të paraqitej publikisht në një emision televiziv në Turqi, që trajton tema nga dramat familjare.

Prezantuesja Muge Anli, e cila po e hetonte zhdukjen e katër vjeçare Irmak Kupal e cila u humbi familjarëve kur po luante jashtë shtëpisë së saj, në provincën e Manisas në Turqi.

Anli gjatë emisionit i ka bërë shumë presion burrit me emrin Akturk, derisa ai e ka pranuar krimin dhe është rrëfyer.

Akturk ka thënë se ai e ka përdhunuar vajzën e vogël, e ka mbytur dhe më pas e ka varrosur trupin e saj.

Ai ka thënë se fillimisht e kishte vendosur trupin e pajetë të vajzës në një kontejner mbeturinash, por një ditë më pas, kur e kishte vërejtur se kontejneri nuk ishte pastruar, ai e kishte marrë dhe e ka varrosur diku tjetër.

Në videon më poshtë, mund ta shihni momentin kur ai e nxjerrë sërish nga kontejneri një qese të bardhë ku ndodhet trupi i vajzës:

Pas rrëfimit ai menjëherë është arrestuar nga policia, ku më pas ka dhënë rrëfimin e plotë të ngjarjes.

lajme të ngjashme