E përqeshë vajzën me mbipeshë në fitnes, turpërohet vetë NULL NULL 14.03.2017 14:00 14.03.2017 14:00 Shumë njerëz fillojnë të shkojnë në fitnes për të jetuar më shëndetshëm. Dikush shkon me disa kilo më shumë në mënyrë që t’i heqë ato. Diana Andrews, një “bodybuilder” me forma të mrekullueshme trupore mendoi se është ide e mirë për ta përqeshur një ushtruese fitnesi e cila kishte peshë të tepërt. Vajza nga Londra thoshte në postimin e saj se vajza e shëndoshë qe po ushtronte në pajisjen për vrapim, do të blejë hamburger më vonë, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova. Por postimet e saj qe përmbanin fotografi dhe mbishkrime përqeshëse i dolën dardhë me bisht pasi që shakatë e saj ngjallën përçmim, duke e detyruar atë që t’i bëjë private llogaritë e saj në rrjetet sociale për një kohë, pas reagimeve negative të ndjekësve të saj. Ajo më pas kërkoi falje ne Snapchat duke thënë se e ka kuptuar që ka qenë gabim dhe se nuk ka pasur për qëllim që ta turpërojë, lëndojë dhe mosrespektojë dikë për linjat e saj trupore.