Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E pazakontë: Gjen 150 topa bowlingu derisa po renovonte shtëpinë

NULL NULL
15.07.2021 12:52

Një pronar i një shtëpie në Michigan gjeti një surprizë të pazakontë gjatë kohës sa po e renovonte verandën e shtëpisë.

33 vjeçari David Olson gjeti më shumë se 150 topa të bowlingut kur po e gërryente bazën e betonit ne verandën e shtëpisë së tij në Norton Shores, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv

Ai tha se kur filloi ta thyente këtë pjesë të betonit me çekiç pa disa blloqe të rërës dhe gjysmën e një sfere të zezë dhe blu.

Ai u befasua kur pasi e pastroi rërën kuptoi se në tokë kishte topa të bowlingut.

Meqenëse nuk e kishte idenë se sa kohë kishin qenë topat atje, ose se si arritën atje, Olson thirri prodhuesin, Brunswick Bowling Products, për të konfirmuar se asnjë nga materialet e përdorura për prodhimin e topave nuk ishte toksik.

Disa topa kishin numra serialë dhe gravime që datojnë nga vitet 1950, e njëjta kohë kur u ndërtua edhe shtëpia e Olsonit.

Megjithatë, është e paqartë se kur këta topa bowlingu ishin vendosur nën këtë shtëpi.

Në tërësi, Olson nxori 158 topa bowlingu nga pjesa poshtë shtëpisë së tij dhe tha se ky mund të jetë vetëm fillimi dhe se mund të ketë edhe topa të tjerë në pjesë tjera të shtëpisë.

Kjo storie u shpërnda në gjithë botën, derisa Olson hapi një faqe në Facebook në mënyrë që fansat e bowlingut të mund ta ndjekin sagën, ndërsa me bashkëshorten e tij planifikojnë që disa nga topat t’i përdorin për dekorim të shtëpisë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.