Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E papërsëritshmja: Distria Krasniqi më e ranguara në botë në xhudo

NULL NULL
09.02.2026 21:25

Pas përfundimit të Grand Slamit të Parisit, Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) ka publikuar renditjen e re botërore, e cila sjell një lajm të madh për Kosovën.

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi është renditur e para në botë në kategorinë deri në 52 kilogramë, raporton Klankosova.tv.

Disi kryeson renditjen me 6,510 pikë, pas paraqitjes së shkëlqyer në Grand Slamin e Parisit, ku të shtunën fitoi medaljen e artë.

Ky triumf i solli asaj 1 mijë  pikë të reja, që ndikuan drejtpërdrejt në forcimin e pozitës së saj në vendin e parë të ranglistës botërore.

Federata e Xhudos e Kosovës e cilësoi këtë arritje si një tjetër dëshmi të nivelit të lartë të kampiones kosovare.

“Distria Krasniqi sërish në majën botërore! Ajo vazhdon dominimin në ranglistën botërore të xhudos. Sipas renditjes më të fundit të IJF dhe EJU, Distria mban vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg, me 6,510 pikë. Krenaria e Kosovës!”, thuhet në reagim./Klankosova.tv

Screenshot

 

lajme të ngjashme