E nominuara e Amerikës për ambasadore në Shqipëri, seancë dëgjimore në Senat NULL NULL 23.10.2019 11:42 23.10.2019 11:42 Senati amerikan ka caktuar datën e seancës dëgjimore me të nominuarën e presidentit Donald Trump për ambasadore në Shqipëri. Burime diplomatike i thanë gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se e nominuara Yuri Kim do të përballet me Senatin më 29 tetor 2019. Nëse pas kësaj seance dëgjimore Senati do t’i japë dritë jeshile, atëherë me gjase fillimi i vitit 2020 do ta gjej zonjën Yuri Kim si ambasadore në Tiranë. Yuri Kim është zyrtare e lartë e Shërbimit të Jashtëm amerikan, e cila ka punuar në poste kryesore dhe ka mbuluar rajone të shumta, duke përfshirë Kinën, Korenë e Veriut, Turqinë, Irakun dhe NATO-n. Ajo ka qenë Shefe e Shtabit të Zëvendës-sekretarit të Shtetit, 2015-2017, si dhe ka drejtuar Zyrën për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politike-Ushtarake. Kim ka qenë Konsulle Politike në Ankara dhe në Bagdad dhe anëtare e delegacionit të SHBA-së në bisedimet që synojnë denuklearizimin të Koresë së Veriut. Që prej majit të 2018-ës, Ambasada e SHBA në Tiranë nuk ka një drejtues, pas largimit të ambasadorit Donald Lu. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Senati amerikan ka caktuar datën e seancës dëgjimore me të nominuarën e presidentit Donald Trump për ambasadore në Shqipëri.
Burime diplomatike i thanë gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se e nominuara Yuri Kim do të përballet me Senatin më 29 tetor 2019. Nëse pas kësaj seance dëgjimore Senati do t’i japë dritë jeshile, atëherë me gjase fillimi i vitit 2020 do ta gjej zonjën Yuri Kim si ambasadore në Tiranë. Yuri Kim është zyrtare e lartë e Shërbimit të Jashtëm amerikan, e cila ka punuar në poste kryesore dhe ka mbuluar rajone të shumta, duke përfshirë Kinën, Korenë e Veriut, Turqinë, Irakun dhe NATO-n. Ajo ka qenë Shefe e Shtabit të Zëvendës-sekretarit të Shtetit, 2015-2017, si dhe ka drejtuar Zyrën për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politike-Ushtarake. Kim ka qenë Konsulle Politike në Ankara dhe në Bagdad dhe anëtare e delegacionit të SHBA-së në bisedimet që synojnë denuklearizimin të Koresë së Veriut. Që prej majit të 2018-ës, Ambasada e SHBA në Tiranë nuk ka një drejtues, pas largimit të ambasadorit Donald Lu.
Kosova Lushaku-Sadriu: Jo, nuk jam e informuar nëse do të ketë mocion për çështjen e ndërrimit të votimit 3 minuta më parë