E ngacmoi një grua në rrjete sociale, arrestohet NULL NULL 28.11.2024 08:59 28.11.2024 08:59 Foto nga Arkiva; Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale në vazhdimësi e kishte ngacmuar një grua. I njëjti sipas policisë, është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti përmes rrjeteve sociale në vazhdimësi kishte ngacmuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport, njofton Klankosova.tv.