E mërkura me futboll e xhudo në Artmotion NULL NULL 18.06.2025 13:11 18.06.2025 13:11 Platforma kryesore televizive në trojet shqiptare Artmotion, sot do të jetë e mbushur me aktivitete sportive. Futboll e xhudo do të servohen enkas për meraklinjtë e sportit. Dy ndeshje nga Kupa e Botës për klube do të transmetohen drejtpërdrejtë në kanalet e sportit të Artnotion. Nga ora 18:00, në Sport 1 me komentimin e Andi Shabanit, do të transmetohet ndeshja në mes të Manchester Cityt dhe Wydad, njofton Klankosova.tv. Derisa nga ora 21:00, do të zhvillohet ndeshja mes Real Madrid dhe Al Hilal. Kjo lojë do të transmetohet në kanalin Sport 1 me komentimin e Arlind Sadikut. Në kanalin e 2-të, do të jepet blloku i fundit i xhudos, në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Budapest. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.