E mbijetuara nga kanceri bën tatuazh shenjat nga operacioni NULL NULL 18.10.2015 14:05 18.10.2015 14:05 Komedianja Nikki Black, ishte vetëm 23 vjeçe kur u diagnostifikua me kancer të gjirit. Tani 25 vjeçare ajo ka bërë një mestoktami të dyfishtë dhe ka mbuluar plagët e saj me tatuazhe për të bërë atë që ajo e quan rimarrje të kontrollit mbi trupin e saj. Si një grua e re në moshë dhe mungesa e ndonjë historie familjare me këtë sëmundje, Black nuk ishte kontrolluar tek mjeku duke pretenduar që ishte thjeshtë një gungë në gjirin e saj. Pasi që kuptoi që është e sëmurë me kancer, ajo u detyrua që të fillojë të bëjë kimioterapinë, transmeton Klan Kosova. Ajo më pas u detyrua që të bëjë mestoktaminë, dhe tregon se çfarë e ka ndihmuar që të ecë përpara. “Humori më ka ndihmuar shumë gjatë kësaj experience time”. “E kam bërë stand-up komedinë time vetëm një javë pasi që kasha kuptuar që vuaj nga kanceri, dhe ndihesha e çliruar që qeshja”, është shprehur Black. Me dëshirë të zjarrët që ta rikthejë dhe ta pranojë përsëri trupin e saj, Black kishte vendosur që të bënte tatuazhin e parë rreth shenjave të operacionit. “Tatuazhet për mua ishin mënyrë për ta poseduar përsëri trupin tim”. Në kohën kur ka qenë duke u shëruar ajo ka lexuar shumë libra sidomos autorin japonez, Haruki Murakami, libra të cilat e kanë ndihmuar që të shpresojë. “Librat më kujtonin që kam shumë njerëz që më dojnë”. “Ato më kujtonin që unë mund ta shërojë vetëveten”, është shprehur Black. Ajo gjithashtu ka një mesazh për të gjithë njerëzit që vuajnë nga kanceri. “Gjejë kohë për veten”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Ekspertët thonë se gratë duhet të flasin me burrin për atë që ndodh në dhomën e gjumit 4 days