Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E lë gruan me një mesazh në WhatsApp, e quan mollë

NULL NULL
11.10.2015 19:00

Një burrë është divorcuar nga gruaja e tij me vetëm një mesazh në WhatsApp tri javë pas martesës, madje duke e krahasuar atë me një mollë.

Dhëndri pa emër kishte një martesë të rregullt me një studente 21 vjeçare, por ai nuk ishte i lumtur.

Në një mesazh që ai i kishte dërguar gruas, shkruante se ajo ishte si një mollë që tashmë ai e ka shijuar atë,  dhe se nuk e do më.

Nëna e vajzës e kishte paguar dhëndrin 10 rupi indiane dhe 80 sovranë ari për martesë, transmeton Klan Kosova.

Gruaja ka parashtruar tashmë ankesë në komisionin e grave në Indi, pasi që ajo e braktisi kolegjin ku ajo kishte studiuar stomatologjinë, për fejesën e saj.

Komisioni ka vendosur se bashkëshorti i gruas, 27 vjeçar me origjinë nga Vaikom në Kottayam, India, duhet të gjendet, raporton Times of India.

B Sugathakumari, ish kryetar i komisionit të grave të shtetit, i tha Times of India: “Unë nuk mendoj se një i ri normal mund të veprojë në këtë mënyrë. Komisioni duhet të ofrojë mbrojtje dhe ndihmë ligjore për vajzën dhe nënën e saj”.

 

lajme të ngjashme