Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“E kurova kancerin nga uji”, pas dëshmisë së pacientit 30 mjekë nisen drejt vendit të shenjtë

NULL NULL
08.09.2019 11:08

Një i moshuar beson se e ka kuruar kancerin nga uji i shenjtë i Kishës Katolike romake, në Lurdë të Francës.

Kazik Stepan, 71 vjeç, shkoi në vendin e shenjtë në Francë, pasi u diagnostikua me një tumor në palcën kurrizore, që e linte të paaftë të ecte.

Mjekët kishin frikë se ai nuk do t’i mbijetonte as pelegrinazhit, por i moshuari pretendon se pasi u la me ujin e shenjtë të Zojës Lurdë, ishte në gjendje të shëtiste për herë të parë.

Dëshmia e tij ka bërë që 30 mjekë të udhëtojnë drejt vendit të shenjtë për të vërtetuar kurimin e tij.

Ata duhet të jenë të sigurt nëse se z., Stepan ishte i pashërueshëm përpara se të vendosin nëse është bekuar nga kurimi i përhershëm, shkruan tch. Stepan vizitoi Lurdën në 1965 dhe beson se është ende gjallë për shkak të kësaj mrekullie.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.