E konsideron veten ‘me fat që jeton në kohën e Kurtit e Messit’ NULL NULL nga Hekuran Sokoli 30.03.2021 20:02 nga Hekuran Sokoli 30.03.2021 20:02 Mbështetja e madhe e për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u konfirmua me zgjedhjet e 14 shkurtit, ku ai mori mbi 50 për qind të votave të elektoratit. Ka prej atyre që votuan për ndryshim, por ka edhe të atillë që e konsiderojnë vetën me fat që jetojnë në kohën e Kurtit, shkruan Klan Kosova. Gazetari Kosovë Gjoci e ka zhvilluar një intervistë me Albin Kurtin në banesën ku ky i fundit ka jetuar dhe një komentuesi i ka bërë përshtypje numri i madh i librave. “Më shumë libra ky sesa Biblioteka e Kosovës. Albin, me fat që jetoj në kohën tënde dhe të Messit”, ka shkruar ai në linkun ku është shpërndarë intervista. Kujtojmë se Kurti tashmë nuk banon në banesën 60 metra katrorë ku u realizua intervista. Ai është vendosur në një shtëpi në lagjen “Tasligje” të Prishtinës. klankosova.tv