E konfirmon policia: Këmbësori vdiq pasi u godit nga vetura NULL NULL 30.03.2025 23:20 30.03.2025 23:20 Fotografi ilustruese për Policinë e Kosovës. Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte rreth orës 21:00 në rrugën Prishtinë – Pejë, konkretisht në lokacionin e njohur si tek semaforët në fshatin Bresje të Fushë Kosovës. Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv ka dhënë zëdhënësi i policisë Daut Hoxha. Hoxha tha se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore dhe autoambulanca, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi mashkull. “Rruga Prishtinë- Pejë është mbyllur përkohësisht, përderisa hetimet lidhur me rastin janë në proces nga njesitet kompetente policore”, tha ai./ Klankosova.tv Dyshohet se një këmbësor është goditur për vdekje në Fushë Kosovë