Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E konfirmon Netflix, rikthehet sezoni 2 i serialit “Sex/Life”

NULL NULL
28.09.2021 10:30

Netflix ka konfirmuar se seriali i njohur Sex/Life po kthehet për një sezon të dytë së bashku me katër aktorët kryesorë.

Kur shërbimi i transmetimit njoftoi lajmet emocionuese, kompania gjithashtu zbuloi sa i famshëm ishte ky projekt filmik.

Seriali u shikua nga 67 milion familje në katër javët e tij të para në transmetim, gjë që e bën atë serialin e katërt më të shikuar televiziv në historinë e Netflix. Shfaqjet e vetme që kapin audiencë më të madhe në katër javët e para janë Bridgerton, Lupine dhe The Witcher.

A e dini se dy nga aktorët e shfaqjes janë në lidhje edhe në jetën reale ?!

Sarah Shahi do të kthehet për të luajtur përsëri rolin e Billie Connelly. A e dini se ajo u dashurua me kolegun aktor Adam Demos në jetën reale gjatë xhirimit të serialit?!

Adam Demos do të kthehet për të luajtur Brad Simon në sezonin e dytë. Ai ka qenë në Australi kohët e fundit teksa punonte në një projekt të ri.

Mike Vogel, të cilin mund ta njohni nga Under the Dome dhe The Brave, do të kthehet për të luajtur burrin e Billie Cooper Connelly.

Margaret Odette do të kthehet për të luajtur rolin e shoqes së Billie, Sasha Snow, e cila gjithashtu kishte një ngatërrim romantik me Brad.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.