E kanosi me armë një grua në Viti, arrestohet i dyshuari NULL NULL 24.08.2024 09:29 24.08.2024 09:29 Arma, foto ilustruese. Është arrestuar një person në Viti, pasi i njëjti dyshohet se e ka kanosur me armë një grua. Policia ka bërë të ditur se i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv. “Më 23.08.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se pas një mosmarrëveshje e kishte kanosur me pistolete viktimën femër kosovare. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.