“E kam pas vajzën në gji kur u diagnostifikova me kancer…”/ Lufta 14-vjeçare e 57 vjeçares nga Peja (VIDEO) NULL NULL nga Florentina Hoti 12.06.2025 20:04 nga Florentina Hoti 12.06.2025 20:04 Shahe Loshi nuk la vend pa kërkuar ilaç për kancerin që iu shpërnda në trupin e saj. Mijëra euro për ilaçin i cili po ia lehtëson sëmundjen. I gjet, si gjeti paratë – asaj çdo tri javë i duhet të marr rrugën për në Turqi. Shteti turk është i vetmi vend ku 57 vjeçarja nga Peja po e gjen imunoterapinë e duhur për sëmundjen e saj. Para 13 viteve, situata ishte krejt ndryshe. Shahja po shijonte ditët më të bukura të mëmësisë, gjidhënien e kujdesin për më të voglën e saj. Një vit pasi Shahe Loshi lindi vajzën e saj të dytë, vërejti se dicka nuk po shkonte me shëndetin e saj. Vetëm pas disa javësh, atëkohë 44-vjeçarja mori lajmin se ishte diagnostifikuar me kancer në gji. E gjithë rrjedha e jetës së Shahes e familjes së saj mori tatëpjetën. Teksa po përballej më një sëmundje të pamëshirshme, krejt çka Shahes po i shkonte në mendje ishte rritja e vajzave të saj, atëkohë 1 e 3 vjeçare. Gjithë ajo me çka ishte mësuar të jetonte e të vepronte Shahja për 44-vite sikur po merrte kahje tjetër. Derisa për 20-vite i kishte shërbyer mjekësisë në QKUK, ku trajtonte të tjerët me kimioterapi, tani ajo vetë ishte ulur në karrigen e pacientes. Mërzia, shqetësimi për fëmijët e ditët e gjata në kimio po dukej sikur kishin filluar që shpaguanin veten. Teksa Shahja e familja Loshi po shpresonin që ishin duke fituar luftën me sëmundjen, ajo edhe njëherë i tregoi kthetrat e saj. Pas 5 viteve trajtim e shpresë, sëmundja rikthehet në pikën zero duke rrezikuar edhe një herë jetën e nënës së dy vajzave. Që nga atëherë gjendja e Shahes pati uljet e ngritjet e saj, herë herë po e stabilizonte kimioterapia që po merrte në repartin e Onkologjisë në QKUK. Pas 9 vitesh terapish e mundimesh pafund, në vitin 2020 kanceri i gjirit i ishte përhapur, e gjendjes së Shahe Loshit nuk po i kryente punë më terapia e QKUK-së. Avancimi i sëmundjes së saj po kërkonte diçka më të fortë, diçka e cila assesi nuk po gjendej në Klinikën e Onkologjisë. Kështu ajo detyrohet të marr rrugën për në shtetin turk e ta blejë atje ilaçin. Egërsia e sëmundjes së kancerit sikur nuk kishte mendjen të bënte hapa prapa. Tanimë trajtimi i Shahes po kërkonte terapinë më të fundit e më të shtrenjtën, të vetmen për të cilën mjekët po shpresonin që të kishte efekt. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 6 orë më parë
Kosova 250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne 8 orë më parë