“E ka marrë Kombëtarja dhe bëri gol”, gënjeshtra me të cilën jeton vëllai i vogël i Martin Canit NULL NULL 22.11.2024 16:54 22.11.2024 16:54 Prindërit e Martin Canit të ndjerë, Engjëll dhe Florina Cani Të hënën e kësaj jave, Tirana u trondit kur u publikua lajmi se një 14-vjeçar mbeti i vrarë me thikë në zemër nga një bashkëmoshatar i tij. Lajmi pushtoi mediat në vend dhe më gjerë, duke shprehur ngushëllime për familjen e Martin Canit gjithandej. Por, dhimbjen më të madhe e ndjenë familja e Martinit. Prindërit e tij tashmë kanë dhënë intervista për media të ndryshme, ku kanë rrëfyer detaje nga jeta e Martinit tashmë të ndjerë. Një moment rrëqethës është edhe rasti me vëllain e vogël të Martinit, të cilit prindërit thanë se ende nuk i kanë treguar se çfarë ka ndodhur. Madje atë e kanë gënjyer. Engjëll dhe Florina Cani kanë thënë se djalit të tyre të vogël i kanë thënë se Martinin e ka marrë Kombëtarja kuqezi. Për të justifikuar vizitat e njerëzve, çifti Cani thanë në një intervistë për “Opinion” se i kanë thënë se Martini ka shënuar një gol dhe vijnë për urime. Pjesë nga intervista: A keni fëmijë të tjerë? Babai: Po, kam dhe një djalë të vogël. E ka mësuar lajmin? Babai: Jo, i kemi thënë që Martinin e ka marrë Kombëtarja dhe ka bërë gol dhe njerëzit vijnë e na falënderojnë. Ngjarja e rëndë që tronditi vendin ndodhi të hënën. Të rinjtë, Martin Cani dhe Mario Perlleshi ishin konfliktuar gjatë pushimit të gjatë në shkollë, por ishin ndarë nga roja i shkollës dhe mësuesit. Disa orë më pas, rreth orës 13.00, kur edhe kishin përfunduar mësimin, u ritakuan në oborr ku edhe u përleshën me thika. Autori vrau 14-vjeçarin dhe plagosi shokun e ngushtë të viktimës, Luis Meçen. Gjatë marrjes në pyetje për shkakun e sherrit, autori është shprehur se përplasja kishte nisur për një “pse më shikon?”.