E jashtëzakonshme, çifti viziton 33 shtete brenda një viti për ta festuar muajin e mjaltit NULL NULL 06.05.2019 12:00 06.05.2019 12:00 Në takimin e tyre të parë, Nick dhe Zoe Aust, kishin bërë shaka se si do të udhëtonin në gjithë botën nëse lidhja e tyre e dashurisë do të funksiononte. Pasi u martuan dy vjet më vonë, ata vendosën që ta realizojnë atë që e kishin thënë dikur – ëndrrën e tyre për të udhëtuar nëpër vende të ndryshme të botës. Nick dhe Zoe lanë punët e tyre dhe udhëtuan në muajin e mjaltit që zgjati hiç më pak se 10 muaj dhe ku vizituan katër kontinente dhe 33 shtete. Por, ky udhëtim ishte unik edhe për diçka tjetër. Ata vendosën që në secilin vend që e vizitonin t’i thonin njëri-tjetrit edhe njëherë “PO” duke u betuar për dashurinë e përjetshme. Në të gjitha vendet e mrekullueshme që vizituan, çifti realizuan fotografi të jashtëzakonshme, madje Zoe e kishte pothuajse gjithmonë të veshur edhe fustanin e bardhë. “Pse jo? Jeta është e shkurtër. Visheni fustanin e bardhë përsëri dhe përsëri”, ka thënë ajo, transmeton Klan Kosova. Më poshtë po ju sjellim disa prej vendeve më të bukura në botë përmes “syrit” të këtij çifti që na ka inspiruar me udhëtimin e tyre. 33. Paris, Francë 32. Muri i Madh Kinez 31. Mauritius 30. Cappadocia, Turqi 29. Mali Everest, Nepal 28. Romë, Itali 27. Marrakesh, Marok 26. Batu Caves, Malajzi 25. Barcelonë, Spanjë 24. Shri Lankë 23. Kotor, Mali i Zi 22. Cape Town, Afrika Jugore 21. Vjenë, Austri 20. Shkretëtira Judaean, Izrael 19. Praslin, Seychelles 18. Dubrovnik, Kroaci 17. Lauterbrunnen, Zvicër 16. Singapur 15. North Malé Atoll, Maldive 14. Dubai 13. Victoria, Australi 12. Bali, Indonezi 11. Giza, Egjipt 10. Santorini, Greqi 9. Arashiyama Bamboo Forest, Japoni 8. Mount Cook, Zelanda e Re 7. Taj Mahal, Indi 6. Ishujt Phi Phi, Tajlandë 5. Sierra Leone 4. Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe 3. Savusavu, Fiji 2. Perast, Mali i Zi 1. Burg Eltz, Gjermani