Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E goditi pa dashje familjari me veturë, detaje nga vdekja e 3-vjeçarit në Ferizaj

NULL NULL
23.06.2025 12:49

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Dardani të Ferizajt, ku një fëmijë 3 vjeç e gjysmë ka humbur jetën pasi është goditur aksidentalisht nga një veturë në oborrin e shtëpisë së dajës.

Ngjarja ka ndodhur ditën e së dielës,  kur fëmija është goditur nga një veturë e drejtuar nga një i ri 21-vjeçar, djali i dajës së tij, siç raporton gazetarja e Klan Kosovës, Amantina Hasani.

Ngasësi thuhet se nuk e kishte vërejtur fëmijën në momentin kur po lëvizte mbrapa me veturë.

Rasti është konfirmuar edhe nga zyrtari policor për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se viktima ishte dërguar në ambulancën e fshatit Pozheran, por fatkeqësisht mjekët vetëm sa kishin konstatuar vdekjen e tij.

Hasani ka raportuar nga vendi i ngjarjes se gjendja emocionale e prindërve dhe familjes është shumë e rëndë pas tragjedisë.

Varrimi i fëmijës do të bëhet sot në fshatin Mirosalë nga ora 18:00.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.