Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E goditi Gabrielin me top në kokë, Haalandi ia hedh pa u lagur

NULL NULL
23.09.2024 17:59

Sulmuesi në top formë, Erling Haaland, duket se do të shpëtojë pa u ndëshkuar pasi e goditi mbrojtësin e Arsenalit, Gabrielin, me top në kokë.

City po e kërkonte me ngulm golin e barazimit për një pjesë të tërë, e i cili erdhi në minutën e shtatë shtesë të pjesës së dytë nga John Stones.

Pasi u tund rrjeta, norvegjezi mori topin nga porta dhe ia hodhi në kokë brazilianit.

VAR-i e kishte shqyrtuar situatën gjatë lojës, dhe kishte konsideruar se nuk ka nevojë të merret asnjë masë.

lajme të ngjashme