Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“E gërditshme”…”e shoh si krizë shtetërore” – Hoxhaj flet për situatën me Kuvendin

NULL NULL
25.06.2025 20:57

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, e quan tashmë krizë shtetërore dështimin e seancave në Kuvend, dhe madje e konsideron të neveritshëm faktin që ka dështuar për të 37-tën herë.

“Nuk e shoh vetëm si krizë politike, e shoh si një krizë shtetërore”, ka thënë Hoxhaj në Rubikon të Klan Kosovës.

“Edhe krizë politike mundet me qenë hera e parë, hera e dytë, hera e tretë, por nëse 37 herë dështon Kuvendi i Kosovës, që një process i cili është i qartë, që një process i cili është formal, që një process i cili nuk është temë dhe ne shkojmë aty për 37 herë, them që në rrafsh personal njëmend është e turpshme, është e gërditshme, dhe flet për atë se ku kemi mbrri si klasë politike, meqë nuk kam mendu që ne mund ta testojmë idenë e shtetit të Kosovës”, deklaroi anëtari i Kryesisë së PDK-së.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.