“E gërditshme”…”e shoh si krizë shtetërore” – Hoxhaj flet për situatën me Kuvendin NULL NULL 25.06.2025 20:57 25.06.2025 20:57 Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, e quan tashmë krizë shtetërore dështimin e seancave në Kuvend, dhe madje e konsideron të neveritshëm faktin që ka dështuar për të 37-tën herë. “Nuk e shoh vetëm si krizë politike, e shoh si një krizë shtetërore”, ka thënë Hoxhaj në Rubikon të Klan Kosovës. “Edhe krizë politike mundet me qenë hera e parë, hera e dytë, hera e tretë, por nëse 37 herë dështon Kuvendi i Kosovës, që një process i cili është i qartë, që një process i cili është formal, që një process i cili nuk është temë dhe ne shkojmë aty për 37 herë, them që në rrafsh personal njëmend është e turpshme, është e gërditshme, dhe flet për atë se ku kemi mbrri si klasë politike, meqë nuk kam mendu që ne mund ta testojmë idenë e shtetit të Kosovës”, deklaroi anëtari i Kryesisë së PDK-së. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Samiti i NATO-s në Tiranë, Hoxhaj: Shans historik që Kosova të anëtarësohet nën udhëheqjen e Trumpit 25/06/2025
Kosova Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë? 25/06/2025
Kosova Sonte në Rubikon: Enver Hoxhaj sjell pikëpamjet mbi zhvillimet më të rëndësishme politike 25/06/2025