Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E fshehu vëllanë në kasafortë

NULL NULL
22.08.2015 14:13

Një fëmijë është gjetur i mbyllur në një kasafortë në një hotel në ujëvarat e Niagara’s në Kanada.

Fëmija ishte futur në një kasafortë të vogël në një dhomë në hotelin Howard Johnson, nga vëllai më i madh gjatë një loje kukafshehthi, dhe dera e kasafortës kishte ngecur e mbyllur.

Prindërit e kishin njoftuar personelin e hotelit i cili e kishte hapur kasafortën që është, 20 cm e gjerë, 35 cm e gjatë dhe 43 cm e thellë, raporton Huffington Post.

Autoritetet kanë thënë se fëmija kishte qëndruar aty për 30 minuta, para se njëri nga punëtorët e hotelit arriti në dhomë.

Bebja kishte qarë tërë kohën, derisa ka arritur të lirohet.

Policia ka filluar hetimet rreth rastit, dhe janë vënë në kërkim të prindërve, të cilët janë larguar nga hoteli.

Ata janë nga New Jersey, dhe po kërkohen nga policia dhe investiguesit e Njësisë së Abuzimeve me Fëmijë.

 

 

lajme të ngjashme