E dyshuara për vrasje dhe gruaja e axhës që e plagosi në gjendje të rëndë, dërgohen në QKUK NULL NULL 22.03.2026 21:36 22.03.2026 21:36 E dyshuara për vrasjen dhe plagosjen që ndodhi sonte në fshatin Majac, janë në gjendje tejet të rëndë shëndetësore. Ato nga Emergjenca e Spitalit të Podujevës, tashmë janë transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës. Kjo u bë e ditur për Klan Kosovën nga shefi i Emergjencës, Arben Beqiri. “Janë në gjendje të rëndë shëndetësore që të dyjat, kështu më informojnë nga stafi për dy të plagosurat që tashmë janë në QKUK”, tha ai. Detaje të reja nga Llapi: Vajza kishte raport me personin që dyshohet se e vrau, gruan e axhës e plagosi