E do Reali, por Alexander-Arnoldi e sheh veten kapiten të Liverpoolit NULL NULL 23.09.2024 18:10 23.09.2024 18:10 Futbollisti i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, e sheh veten në të ardhmen si kapiten të Liverpoolit. Përderisa po përflitet se ai mund të largohet në drejtim të Real Madridit që raportohet se e kërkon, ai thotë se ka plane të tjera pasi që 20 vjet luan te të Kuqtë, që kur ishte fëmijë. “Gjithmonë kam thënë që dua që të jem kapiten i Liverpoolit”, ka thënë Alexander-Arnoldi për mediat. “Se a do të ndodhë një gjë e tillë, të jem i sinqertë, nuk është në dorën time”. Ai po ashtu ka thënë që katër-pesë herë e ka zgjatur kontratën deri më tash në “Anfield Road” dhe kjo nuk është bërë e ditur, e nuk do të bëhet as kësaj radhe.