E diel “përvëluese” sot, temperaturat shkojnë në 37°C NULL NULL 06.07.2025 07:00 06.07.2025 07:00 Gjatë ditës së diel parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat priten të arrijnë deri në 37 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv. “Të dielën moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat lokale, në disa zona, mund të sjellin riga shiu në formë të rrebesheve afatshkurtra. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 11 dhe 17°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 32 dhe 37°C. Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 6m/s”, thuhet në njoftimin e IHHMK-së. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 16 orë më parë
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 21 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day