Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E diel “përvëluese” sot, temperaturat shkojnë në 37°C

NULL NULL
06.07.2025 07:00

Gjatë ditës së diel parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat priten të arrijnë deri në 37 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.

“Të dielën moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat lokale, në disa zona, mund të sjellin riga shiu në formë të rrebesheve afatshkurtra. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 11 dhe 17°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 32 dhe 37°C. Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 6m/s”, thuhet në njoftimin e IHHMK-së.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.