Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E dhimbshme: Vdes në Shqipëri 20-vjeçari nga Rahoveci, shkoi me shokë për pushime

NULL NULL
15.07.2025 12:12

Një 20 vjeçar nga Kosova ka vdekur në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Anid Hoxhën nga Rahoveci.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari kësaj komune, Smajl Latifi.

Latifi tha se i riu po qëndronte për pushime në bregdetin shqiptar.

“Kjo humbje e papritur na preku thellë të gjithëve, familjen, shokët dhe secilin që e njohu Anidin, si djalë të mirë e të dashur. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hoxha, miqtë dhe për të gjithë ata që ndjejnë dhimbjen e kësaj humbjeje të rëndë. Qoftë i lehtë dheu për Anidin!”, tha Latifi transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme