E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 43-vjeçarit që vdiq tragjikisht në Dollc NULL NULL 19.05.2026 07:12 19.05.2026 07:12 Këtë të martë do t’i jepet lamtumira e fundit 43-vjeçarit, Driton Isa Haliti, i cili vdiq tragjikisht të hënën pas një vetaksidenti në Dollc të Klinës. Përmes njoftimit mortor thuhet se varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e qytetit në orën 17:00, transmeton Klankosova.tv. I ndjeri la pas gruan dhe tre fëmijë të mitur, me të cilët ishte së bashku në makinë, në momentin kritik. Sipas QKUK-së, njëri nga fëmijët është në gjendje të rëndë dhe po vazhdon trajtimin e mëtutjeshëm.